Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga godinat e konviteve në Qytetin Studenti, tashmë të restauruara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se me nisjen e vitit të ri akademik, në këto godina do të akomodohen afro 5 mijë studentë, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar.

“Mirëmënges dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *