Radhë kilometrike është krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare me Greqisë, teksa qindra makina presin të hyjnë në vendin tonë.

Sikurse duket në videon e dërguar në redaksinë e Top Channel, në pjesën greke të doganës së Kakavijës, është krijuar një radhë më e gjatë se katër kilometër.

Janë qindra emigrantë, por edhe turistë të huaj që presin për të kaluar në tokën shqiptare.

Policia greke në Kakavijë, e kontaktuar nga Top Channel njofton se aktualisht po punohet me 3 sportele dalje dhe 3 hyrje, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të shtojnë edhe një tjetër sportel në çdo krah.