Kryeministri Edi Rama u ndal në Mal të Zi në kuadër të turit të tij ballkanik, teksa u prit në Podgoricë nga homologu Dritan Abazoviç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që janë ndërmarrë, rajoni ndodhet në një fazë tjetër të historisë.

“Ishte si gjithmonë kënaqësi e veçantë, jo sepse ksështu e kërkon dioplo,acia që të thuhet, por sa herë takohem me kryeministrin Abaozviç, me mikun tim gjithmonë e më të afërt, Dritan, është një kënaqësi shumë e veçantë, sepse Dritani është ndër të paktët që në këtë lagjën tone, në zemër të Evropës që quhet Ballkan, e shikon politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues  i një etnie dhe kjo është diçka, sa e rrallë, aq e çmuar. Diskutuam edhe për temat që janë edhe arsyeja e kësaj vizitës sime dy ditore në të gjithë kryeqytetet e rajonit. Nga njëra anë, Procesi i Berlinit, nga ana tjetër, Samiti i ardhshëm i NATO-s, ku Shqipëria dhe Mali i Zi, janë së bashku anëtarë të NATO-s. Ka qenë një ditë e shënuar për ne, shqiptarët në Shqipëri dhe për shtetin shqiptar, kur Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s.

Për ne është shumë e rëndësishme që në këtë samit të NATO-s, të kemi një qëndrim të përbashkët lidhur me rajonin dhe shqetësimet në rajon, duke qenë të vetëdijshëm se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që kemi ndërmarrë, jemi në një fazë tjetër të historisë sonë dhe brezat nuk do të na e falin kurrë që ne të lejonim pa bërë të gjitha përpjekjet tona që rajoni të thehej mbrapsht, aty ku ka lënguar për shekuj të tërë, deri para shumë pak vitesh. E informova kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin që po përpiqemi të bashkojmë, për një plan të ri financimi dhe ekonomike të rajonit dhe Procesit të Berlinit”, theksoi ai