Prova më e fundit e raketës së Koresë së Veriut ka përçarë fuqitë botërore që u bashkuan rreth sanksioneve të Kombeve të Bashkuara pak ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara tha se barra e përgjegjësisë për Veriun bie mbi  Kinën- si aleate kryesore, dhe mbi Rusinë e cila, gjithashtu, ka lidhje me shtetin komunist.

Por Kina tha se SHBA po i shmanget përgjegjësisë së vet, ndërsa Rusia e ka dënuar retorikën “agresive” të Shteteve të Bashkuara.

Raketa që u lëshua mbi Japoni kishte aq rreze sa mund të godiste Shtetet e Bashkuara në Guam.

Raketa kapi lartësinë rreth 770km (478 milje), duke bërë 3,700km fluturim para se të binte në detin e Hokkaido, sipas deklaratave të ushtrisë së Koresë së Jugut

Aleati kryesor i SHBA, Kore e Jugut, u përgjigj me lëshimin e dy raketave balistike drjt detit në një simulim goditjeje ndaj Veriut.

Këshilli i Sigurimit i OKB do të mblidhet të premten vonë në Neë York me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.

Veritas.com.al/