Më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit në Kramatorsk. Kramatorsk ishte një nga stacionet më lindore që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje në atë kohë, duke u përpjekur të hipnin në tren.

Kreu i hekurudhave ukrainase tha se dy raketa kishin goditur stacionin. Kramatorsk njihej gjerësisht si një nga rrugët kryesore të evakuimit jashtë Ukrainës lindore. Pamjet e publikuara tregojnë masakrën e krijuar nga bombardimet.

Rusia është përjashtuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Votimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ishte një ‘shuplakë’ dhe një sinjal për Moskën. Bombardimet ruse vijojnë, ndërsa sipas inteligjencës britanike, trupat janë larguar plotësisht nga veriu i Ukrainës.

Krahas sanksioneve, SHBA dhe Australia kanë lajmëruar se do të dërgojnë edhe furnizime të reja me raketa, dronë, e automjete të blinduara.

Sot në Kiev, Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenski do të takojë Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Bashkimi Evropian do të angazhojë 500 milionë euro të tjera (543 milionë dollarë) në mbështetje ushtarake për Ukrainën, njoftoi të enjten presidenti i Komisionit Evropian, Charles Michel. Premtimi e çon ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën në një total prej 1.5 miliardë euro (1.63 miliardë dollarë) që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, tha ai në një postim në Twitter.