SHBA thotë se dënon sulmin ndaj ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, mes tyre edhe e Shqipërisë.

Reagimi vjen nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Mattheë Miller në një postim në rrjetin e tij social ‘X’

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë.”- shkruan Miller.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *