Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna e 3 korrikut Kadastra do të kthehet në ‘makineri digjitale’.

Ai u bëri thirrje që të gjithë qytetarët mos të paraqiten fizikisht në zyrat e institucionit pasi nuk do të kenë askënd që mund t’ju ofrojë zgjidhje.

“Nga e hëna e 3 korrikut, Kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër, se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë.

Nga e hëna, 3 korrik, punonjësi i Kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë.

Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania.

Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm”-tha Rama.

“Asnjë nga kushërinjt, apo miqtë për miqve në Kadastër, nuk do ju përgjigjet, se nuk do ketë gjë në dorë.

Nuk e devijojnë më në asnjë drejtim sipas dëshirës, nuk ka më zgjidh ti se kujt do i shërbesh”, vijoi Rama.