Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Himarë për të shpërndarë titujt e pronave të pronësisë për qytetarët himariotë.

Sigurisht në takimin e tij me qytetarët nuk munguan batutat. Rama tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që zgjidh punë për çështjet e pronësisë.

“Nëse ti do pronë shko te Vangjel Tavo, nëse do sherr ke Vangjel Dulen. Do sherr? Shko atje”, tha Rama.

Edi Rama: Po deshe të zgjidhësh punë e gjen vetëm te Partia Socialiste, po deshe të ngatërrosh punë e ngatërron me kë të duash, se s’kemi ardhur këtu për politikë, sepse na mërzitet edhe kryetari i bashkisë. Tani 4 mijë certifikatata e shtëpive të trashëguara do jepen e bremnda këtij viti. Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. Vajtët te Kadastra ju nxorrën në problem, Vangjeli. Vajtët atje ju thanë ashtu, Vangjeli. Jo, në qoftë se doni ….unë thashë Vangjel Tavon, nëse ti do pronë shko te Vangjel Tavo, nëse do sherr ke Vangjel Dulen. Do sherr? Shko atje.