Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në takimin e therritur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Në Kryesi ndodhet edhe vet kryeparlamentari dhe disa eksponentë të LSI-së. Ndërkohë, nuk kanë mbërritur ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët më herët deklaruan se nuk do të shkojnë në këtë takim.

Rama-Basha-Meta do të diskutojnë për reformën në drejtësi për të gjetur konsensusin për çështjen e vetingut, pika ku ndahen.