Ndalesa e radhës e kryeministri Edi Rama ka qenë Lushnja, në një takim me fermerët e Lushnjes. Rama u ndal sërish te media, sipas së cilit disa prej tyre po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe qeverisë për të përfituar. Ai është ndalur te ligji anti-shpifje, ku sipas Ramës ka pasur sipërmarrës që i shkruanin mesazhe dhe i thonin që të mos “tërhiqej” nga kjo nismë, pasi sipas tij mediat po e mbysnin me gjoba biznesin. Nuk kanë munguar as kunjat opozitën.
Ai ka propozuar edhe një zgjidhje që iu vjen në ndihmë fermerëve që të mos hedhin prodhimet e tyre.
“Grupim fermerët, fusni një shumë të caktuar si aksion, bashkia një shumë tjetër, qeveria shton shumën kryesore, ju ndihmon të dhe me marrjen e një kredie dhe krijojmë një Kombinat për të prodhuar reçelra, komposto e salca dhe nuk hidhni më asnjë kokërr fruti apo zarzavate se nuk e përmbush cilësinë e arkave për eksport, pjesa tjetër shkon për përpunim”, tha kreu i qeverisë.
Rama tha se synimi është që të arrihet 1 mld euro eksporte.