Qeveria ka finalizuar vendimin për të bllokuar diplomat e studentëve të mjekësisë. Ashtu siç e kishte paralajmëruar më herët, Rama ka vendosur që çdo i ri që del nga Universiteti i mjekësisë duhet që të punësohet në vend dhe vetëm pas 5 vitesh ka të drejtë të marrë diplomën. Pra me këtë manovër, askush nuk mund të ikë jashtë shtetit.

Lajmin e dha vetë Rama pas vendimit të qeverisë. Ai e pranoi hapur se kjo bëhet për të mos lejuar largimin e  studentëve.

Në kushtet kur Gjermania dhe shtetet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim ketë hap, që është hapi më normal dhe hapi më i lehtë.

Që do të thotë çdo student i Mjekësisë që do hyjë në Universitetin e Mjekësisë do duhet të njihet me faktin që mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për t’u pajisur me diplomë duhen edhe 5 vjet në shërbim të këtij populli. Ndërkohë që për të gjithë ata që janë në proces, vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, por është absolutisht zgjedha e tyre.Ndërkohë që për ata që do hyjnë në vitin e 1 ka vetëm një zgjedhje. Ata që do duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik do duhet të plotësojnë këtë kusht.

Nuk ndryshon asgjë në thelb të së drejtës dhe ushtrimit të profesionit por ama duhet të bëhet këtu, sepse për këtë paguan populli shqiptar taksa, nuk paguan që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat, të ikin që ditën e parë, ama patjetër që nuk u ndalet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të lagohen nëse duhet të largohen, por për vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student“, tha Rama.