Nju Jork (AFP) – Pronarët e Chrysler Building kanë arritur një marrëveshje për të shitur ndërtesën ikonike të qytetit të Nju Jorkut për “pak më shumë se 150 milionë dollarë”, raportoi Wall Street Journal të shtunën.

Çmimi i shitjes së kullës në qendër të Manhattanit, qe konsiderohet si një kryevepër e Art Deco, shënon një humbje të konsiderueshme për firmën investuese nga Emirati Mubadala, e cila pagoi 800 milionë dollarë për një kuote 90 për qind në vitin 2008.

Grupi i pasurive të paluajtshme Tishman Speyer, i cili e kishte blerë ndërtesën e plotë për një shume prej 210-250 milion dollarë në vitin 1997, mbajti një kuote 10 për qind.

Journal raportoi se pronarët e ndërtesës nuk e kanë tokën nën të në pronësi dhe paguajnë qira vjetore që shkoi nga 7.75 milion$ në 32 milionë$ në 2018 dhe ishte vendosur të rritej përsëri në 41 milion$ në vitin 2028.

Duke cituar ndërmjetësit, gazeta tha se këto tarifa “kanë ngrënë shumë, nëse jo të gjitha të ardhurat e ndërtesës”.

Ndërtesa gjithashtu ka rreth 400,000 square feet (37,160 metra katrorë) te hapesires që është ose e zbrazët ose do të bëhet e tillë në vitet e ardhshme, tha Journal.

Ndërtesa Chrysler, e cila u hap në vitin 1930, ka një lartësi 1,046 këmbë (319 metra). Ajo ishte ndërtesa më e lartë në botë, por vetëm për 11 muaj, pas kësaj u hoq nga froni nga Empire State Building, gjithashtu në Manhatan.

Ndërtesa ishte një projekt personal për Walter Chrysler, themelues i shtëpisë automobilistike që mban emrin e tij, por mbeti e ndarë nga biznesi i automjeteve.

Veritas.com.al/