
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish drejtorit të Kadastrës, Artan Lame.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i shpreh ngushëllimet familjarëve, teksa shton se humbja e parakohshme e Lames, ishte një lajm i befasishëm
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.
Artan Lame ndërroi jetë në Gjermani ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër nga e cila nuk mund të mbijetojë.
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë Kadastrës dhe Legalizimeve./abcnews.al
Komente