Nga Sheshi ‘Italia’ në Tiranë, në praninë e qindra vajzave dhe grave, Kryeministri Edi Rama iu drejtua atyre me një apel të fortë. I kërkoi që të marrin në dorë fatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh.
Rama komentoi edhe një herë ftesën që i bëri pak ditë më parë kreut të PD-së për bashkëpunim. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një ftesë për bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken, nga halli se nuk kishte vota, por një ftesë për ta bërë politikën që ti ngjajë sadopak shqiptarëve.
Ndërkohë që nuk la pa reaguar edhe në lidhje me disa lajme një ditë më parë se kryeministri ka bërë lifting, për eliminimin e rrudhave. Ai nuk e kurseu ironinë dhe batutat, ndërsa tha se arsyeja pse lëkura e tij “po shkëlqen si e Fevziut”, është fakti se ka arsye për të buzëqeshur më shumë.
VERITAS.COM.AL