Kryeministri Edi Rama, me anë të një videomesazhi në Facebook, bëri me dije se nga java e ardhshme do të zgjatet orari i daljes për pazar, ndërsa më 4 maj do të lehtësohet shumë lëvizja me makinë brenda qyteteve.
“E di që jeni lodhur nga lejet, por është dhimbje koke për ju dhe për mua që kam përgjegjësi që t’ju mbroj. Javën e ardhshme do të zgjatet orari i daljes për pazar. Ndërkohë, më 4 maj do të lehtësohet shumë lëvizja brenda qyteteve. Do të hapet edhe blloku i tretë i bizneseve që do të ndihmojë ekonominë familjare. Edhe pak durim”, tha Rama.
Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se javën tjetër “do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet”.