Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka shkruar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ku i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.

Reagimi vjen vetëm dy ditë pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbante fjalën ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork që u mbajt të mërkurën e 20 shtatorit 2023.

Fillimi i seancës

“Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën” i tha Rama ambasadorit rus në sesionin me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Dhe duket që Rusia nuk e lë me kaq.

Në mesazhin e Ministrisë së Jashtme ruse  i bëhet apel Guterres që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase. Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’u përmbajtur nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve.”

Shqipëria ka presidencën e Këshillit të Sigurimit dhe kryeministri Rama drejtoi debatin në sesionin e 20 shtatorit në Këshillin e Sigurimit ku kishte ftuar dhe presidentin Volodymyr Zelensky të ishte i pranishëm. Prezenca e fizike e liderit ukrainas por dhe dhënia e fjalës pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres krijoi pakënaqësi tek delegacioni rus i cili replikoi me kryeministrin Rama.

Kjo, sipas mendimit të ambasadorit rus, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua por me qetësinë, ftohtësinë e tij por dhe me ironi u shpreh.

Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së” tha Rama.