Kryeministri Edi Rama në ditën e parë të analizës ka kërkuar me tepër komunikim me opozitën për të kaluar në Parlament ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.

Në listën e projektligjeve është edhe amnistia për të burgosurit.

Ndërsa komisionit të reformës zgjedhore pritet t’i zgjatet mandati pas muajit Mars, me qëllimin për të realizuar rekomandimet e OSBE -ODHIR. Një reformë që mbetet sfidë për PS pasi kërkon 84 vota, detyrimisht një konsensus me opozitën.

Mazhoranca është e vendosur që komisionet parlamentare të zhvillohen online, me shpresën se opozita do të reflektojë dhe do tërhiqet nga aksioni i mosbindjes civile, me ndihmë edhe të rregullores së ndryshuar, që i ndëshkon deri në 2 muaj.

Pjesa e dytë e mbledhjes së pasdites u zhvillua më e zgjeruar dhe u fokusua për programin e qeverisjes në 4 shtyllat, administratën publike, inovacionin, projektin pilot të regjistrimit të pronave dhe shërbimet, të cilësuara si prioritetet e qeverisë.

Rama postoi në rrjetet sociale vetëm foto nga takimi i parë analizës që u zhvillua për 11 orë pa dhënë zbuluar ndonjë vendim konkret.

Ndonëse ende i padekretuar nga presidenti, në mbledhje i pranishëm ishte edhe Blendi Gonxhe, i propozuar nga Rama në postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në ditën e dytë të mbledhjes do të vijohet me prezantimin e konkluzioneve të takimit të parë dhe caktimin e detyrave për mazhorancën në Parlament, ministrat e institucionet, ndërsa parashikohet dhe një mbledhje e qeverisë.