Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar lidhur me finalizimin e projektligjit mbi Bankën e shqiptare të zhvillimit. Në një videomesazh në Facebook, Rama u shpreh se projekti do t’i sjellë Shqipërisë motor të ri zhvillimi.

“Sapo kemi mbaruar mbledhjen për dy çështje, e para finalizimi i projektligjit mbi Bankën shqiptare të zhvillimit, falë bashkëpunimit me një institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane, jemi gati t’ja shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit. Projekti është bindës dhe do të hidhet së shpejti për konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane, për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme të saj. E dyta Banka e Shqipërisë, sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia, 250 milionë euro, kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane. Ky është volumi më i madh ndonjëherë me mbështetje me kredi të buta”, tha ndër të tjera Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *