Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga samiti i NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Rama shihet në krah të liderëve të vendeve anëtare në NATO-s, ndërsa shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Në fotot e publikuara në Facebook, Rama ka ndarë foton familjare, ndërsa në disa të tjera duket krah kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, presidentit të Turqisë Erdogan apo edhe në krah të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Një ditë më parë, Rama ndau të tjera momente në Vilnius, ku u pa pranë Blinken, Macron, por vëmendje tërhoqën fotot krah Melonit, të cilët kanë treguar që kanë një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin.