Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, duke ftuar të gjithë shqiptarët në Greqi që të regjistrohen në zgjedhjet në 11 maj.

Kryeministri nënvizon se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj skadon më 4 mars.

“MIRË MËNGJES Dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Greqisë, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *