Pas disa ditësh nga ngjarja makabër në Resulaj, Selenicë ku një person vrau tetë anëtarë të rrethit të tij familjar, kryeministri Edi Rama  ka dhënë një përgjigje jo të drejtpërdrejtë mbi akuzat e opozitës dhe komentet e medias.

Opinionin e tij për masakrën, zoti Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari rrjetin social Facebook, i cili i kërkon kryeministrit te ndërmarrë masa  për të ndaluar përdorimin e armëve.

Ne përgjigje, Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.

“Me fal, ti jeton ne këtë bote apo jeton ne hënë, sepse ne këtë bote, ndodhi te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnjë lidhje me qeverinë!”, i përgjigjet Rama komentuesit.

Veritas.com.al/