Pas takimit kokë më kokë në Berlin kryeministri Rama ka marrë premtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të angazhohet personalisht për nisjen sa më parë të negaciatave mes Shqipërisë dhe BE. Kryeministri Rama përsëriti se Shqipëria është zhgënjyer disa herë nga mos mbajtja e premtimeve nga BE, por bazuar edhe nga rezultatet e Këshillimit Kombëtar ai njoftoi se nëse BE nuk cakton një datë për negociatat në qershor, ai do të kërkojë ndarjen e procesit nga Maqedonia e Veriut e cila bllokon nga vetoja bullgare.

Kancelari gjerman mori një tjetër angazhim personal për Shqipërinë, rivitalizimin e procesit të Berlinit për të cilin gjeti mirënjohjen e kryeministrit Rama i cili theksoi se edhe Ballkani i Hapur është jetëzim i këtij proces.

Kancelari gjerman vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë kundër agresionit rus në Ukrainë dhe njoftoi se Gjermania e Shqipëria do të firmosin njohjen e patentave reciproke ditën e nesërme në Tiranë dhe do të rrisin bashkëpunimin ekonomik.

Ndërsa kryeministri Rama kërkoi ndikimin e Gjermanisë që BE të liberalizojë sa më parë vizat për Kosovën, ndërsa ftoi kancelarin gjerman të vizitojë Shqipërinë.

Rama zhvilloi një vizitë 2 ditore në Gjermani, ku u takua edhe me Presidentin gjerman, Frank Walter Steinmeier si edhe me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey. Në këtë vizitë Rama shoqërohej nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.