Vizita zyrtare e kryeministrit Rama dhe kancelarit Scholz në Berlin nis sot në orën 11:00. Ajo nis me një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të zgjerohet me delegacionet.

Rama shoqërohet nga kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Duka dhe ministret Mirela  Kumbaro dhe Frida Krifca, raporton gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.

Kësaj radhe ky takim do të ketë një fokus te Procesi i Berlinit, ku Shqipëria ka një rol kryesues. Parashikohet që në nëntor një samit të zhvillohet në Tiranë. Data do të vendoset sot.

Për të gjitha këto diskutime do të ketë një konferencë të përbashkët për mediat.

Gazetarja bën me dije se Rama do ta mbyllë vizitën duke marrë pjesë në një panair ndërkombëtar të turizmit.

Duke qenë se se ky është një panair shumë i frekuentuar, është një mundësi shumë e mirë për vendin tonë. Jo vetëm qeveria, por edhe të gjithë hotelet e agjensitë do të bëjnë të pamundurën./abcnews.al