Gazeta britanike ‘The Times’ ka përfshirë udhëheqësen e Fratelli d’Italia ndër 20 personat, secili në fushën e vet të veprimit dhe në fushën e profesionit,qe do të orientojnë botën në vitin 2020

Nga: Gabriele Laganà

Nga gazeta angleze ‘The Times’  ka ardhur një çmim i papritur sa edhe mirënjohës për Giorgia Melonin.

Liderja e Fratelli d’Italia, në fakt, është ndër njëzet personazhet që, secili në fushën e tij të veprimit dhe brenda profesionit, mund të orientojë botën në vitin 2020.

Për gazetën e huaj, e cila ndodhet në zonën e moderuar, “20 te mrekullueshmit” mund të “plazmojnë botën”, siç pretendon edhe titulli i reportazhit, në vitin që sapo ka filluar. The The Times ’ka mbetur i mahnitur veçanërisht nga suksesi i arritur nga fjalimi i mbajtur gjatë tubimit në Piazza San Giovanni në Romë tetorin e kaluar, marrë më pas dhe dhe bërë hit i vërtetë rep në rrjet , në të cilin liderja e FDI bërtiste me zë të lartë” Jam Giorgia,jam një grua, jam një nënë, jam e krishterë “.

Siç thekson edhe gazeta, Giorgia Meloni, megjithëse është shumë e re, është një veterane e  politikës, duke qenë deputete për disa legjislatura dhe në krye të Ministrisë së Rinisë në qeverinë Berluskoni IV në 2008. E njëjta deputete gjithashtu ka lejuar që partia të rritet nen drejtimni e saj nga 4.4% fituar në zgjedhjet politike të vitit 2018 në 10% të vlerësuara sot nga disa institute sondazhesh. E gjithë kjo pavarësisht se ka “konkurrencën” e Matteo Salvinit dhe te Legës që mbledhin vota në të njëjtin basen elektoral.

Kënaqësi e madhe për njohjen që i atribuohet Giorgia Melonit eshte shprehur kreu i grupit të Fratelli d’Italia në Dhomë, Francesco Lollobrigida. “Times fut Giorgia Melonin ndër  20 personazhet që mund t’i japin vitit të ri një shenjë ndryshimi të rëndësishëm politik.Demonstrim tjetër – deklaroi deputeti – për soliditetin e projektit të saj, që synon rindërtimin e një zone konservative dhe sovraniste me të vërtetë autoritare dhe te besueshme,te aftë të përfaqësojë të vetmen alternative të vërtetë ndaj të majtës dhe populizmave italianë. ” Sipas Lollobrigidas, në Itali “prej  kohësh Giorgia Meloni dhe Fratelli d’Italia janë duke katalizuar gjithnjë e më shumë konsensuse, më në fund edhe në planin ndërkombëtar eshte duke u kuptuar serioziteti dhe koherenca e rrugës sonë “.

Përveç Melonit, ja sipas ‘The Times ’,personazhet pak a shumë të publikuar në panoramën globale.te destinuar të bëjne gjëra të mëdha në vitin që sapo ka filluar: Valérie Pécresse, presidenti i rajonit Île-de-France David Hogg, aktivisti amerikan për kontrollin e përdorimit te armëve; Yegor Zhukov, aktivisti rus; David Adedeji Adeleke, i njohur më mirë si kantautori Davido dhe producenti me origjinë nigeriane; Gideoon Saar, politikani izraelit që sfidoi Netanyauh; Yury Dud, vloggeri rus me një të ardhme në politikë; Shinjiro Koizumi, anëtari më i ri i kabinetit japonez; Amit Shah, ministri aktual i punëve të brendshme indiane; turku Ali Babacan; ekonomisti gjerman Isabel Schnabel; Mikuláš Minář, aktivist çek; Markus Söder, president i Bavarisë dhe lider i Unionit Kristian-Social; aktorja Florence Pugh dhe gjenerali iranian Qasem Soleimani.

VERITAS.COM.AL/