Kryeministri Edi Rama ka qene pjesëmarrës këtë të martë në ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajonit. Gjatë fjalës së tij, ai falenderoi Dhomën e Tregtisë dhe Ballkanin Perëndimor, pasi ka qene një proces i vështirë.
Sakaq, Rama u shpreh se tashmë është momenti që të mendojmë për më gjerë, pasi BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.
“Dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë shoqëruar këtë proces, jo nga tryeza e udhëheqësve, por nga terreni. Por edhe fuqinë, ëndrrat dhe shpresat për ta bërë këtë vend më të mirë. Dua të falenderoj Dhomat e Tregtisë dhe Ballkanin Perëndimor, sepse ka qene një proces i tërë letrash. Dua t’i kujtoj që të gjithë kanë nevojë për më shumë, edhe kur kanë nevoja ata, do të thotë që kanë nevojë konsumatorët e tyre për më shumë, nënkupton që ndërmarrjet e tyre kanë nevojë për më shumë. Kjo do të thotë që na duhet më shumë Europë në Ballkanin Perëndimor.
Kësisoj do të bëjmë më shumë, sepse kemi nevojë për punët tona. Rritja ka treguar që kemi nevojë më shumë për njëri-tjetrin dhe për hapësirë, duke i shndërruar më shumë këta punëtorë dhe duke bërë që të hedhim hapin më të gjerë drejt Europës”, tha ndër të tjera Rama./