Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur akuzave të opozitës pas thirrjes në interpelancë për përmbytjet e ndodhura në veri të vendit.

Rama referuar kërkesës së disa deputetëve demokratë për të shpallur gjendjen e emergjencës në Shkodër, shpjegoi se emergjenca shpallet kur plotësohen disa kushte.

Kryeministri i vendit u vendos përballë një “videoje” kur ai ishte në opozitë dhe shprehej se përmbytja në Shkodër vinte nga “Qeveria”.

Rama tha se i qëndronte plotësisht kësaj deklaratë, pasi asokohe kishte një keqmenaxhim të digave dhe nuk mund të krahasohet me situatën e sotme.

Kështu, kryeministri listoi faktet e publikuara nga vetë Bashkia e Shkodrës – e cila historikisht është drejtuar nga demokratët.

“Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër, 6 mijë e 300 shtëpi. Tani ka vetëm 30 shtëpi me prezencë uji”, tha Rama.

Dhe nga listimet dëmet kësaj herë ishin shumë më të pakta dhe situata ishte më e mirëmenaxhuar.

“Të gjitha zonat u identifikuan si kritike në përmbytjen e fundit, sot nuk janë më kritike”.

Sipas tij, nuk mund të vihet në seancë me fotografi të përmbytjet, pasi tashmë uji është tërhequr.

Ndërkohë deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj, u shpreh se Qeveria nuk i është përgjigjur pyetjeve të ngritura nga opozita, por vetëm krahasohet me qeverinë e mëparshme.

Kjo, në vend që të ofrojë një zgjidhje.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.