Në të njëjtën kohë që opozita e bashkuar nisi protestën e paralajmëruar para kryeministrisë në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u lidh në një transmetimin live nga takimi për “Bashkinë që duam” në Vlorë, transmeton Klan Tv.
Një ditë më parë, Partia Demokratike e akuzoi kreun e qeverisë se po organizonte një anti-miting në jug të vendit, por kreu i qeverisë tha se ishte dialog qytetar për “bashkinë që duam”.
“Vlorë – Takimi publik i ciklit kombëtar “Bashkia që duam””, shkruan Rama bashkangjitur pamjeve të drejtpërdrejta nga Vlora, ku janë mbledhur mijëra qytetarë.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1159230700917813/