Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e medias greke e pastaj në disa media shqiptare, të cilat raportuan se kryeministri shqiptar ka zgjedhur Greqinë për pushime.

Kryeministri me ironi therëse përshëndet median e ‘ fake neës’ duke iu drejtuar me fjalë në gjuhën greke: “kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

Postimi i Ramës:

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat😊Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia😁.Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”-shkruan Rama në “Twitter”.