Kryeministri Rama ka reaguar mbi përpjekjet e disa aktorëve dhe aktivistëve politik për të mos lejuar ndërtimin e Teatrit të ri në vend të godimës së vjetër.

‘Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.

Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar, ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë’.

Veritas.com.al/