Nga Devolli, ku prezantoi Eduard Duron si të besuarin e PS-së për zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën për të cilën tha se nga frika e drejtësisë mbajnë peng zgjedhjet e japin mesazhe të gabuara në Europë kundër celjes së negociatave.
“Dhe pse ndodh kjo, për një arsye të qartë. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë monumenti i frikës nga drejtësia, nga hapja e negociatave që nis me drejtësinë. Dhe drejtësia i trajton të gjithë njësoj, nga më i gjati te më i shkurtri, dhe jo si i ka trajtuar për vite me radhë. Zgjedhjet janë pengu që duan për të futur vendin në kaos e për të dhënë mesazhin e gabuar në Europë. Në kohët e dikurshme do quhej sabotim, sot e ka emrin një përpjekje kundër Shqipërisë. Kjo përpjekje do dështojë me turp e turpi do u mbetet atyre që e kanë ndërrmarrë.” tha Rama.
Ndër të tjera Rama komentoi edhe protestat në hyrje të qytetit, ndërsa rikujtoi dënimet e penalitetet për këdo që pengon zgjedhjet.
“Dhe ata të shkretët e dalë në rrugë nën udhëheqjen e qorrave do kuptojnë që nuk është në interesin e tyre. Këta njerëz përdoren si mish për top. Dhe nëse sot që nxiten nga katër njerëz, që shkojnë e flenë në shtëpi, e këta të shkrete shkojnë e flenë në burg, është turpi i një pabesie që duhet të marrë fund. I duhet thënë mos shkojnë pas berihaijt ti thuhet kush shkel zgjedhjet dënohet rëndë, jo vetëm shkon pas hekurave, por kur të dalë nuk shkon dot as në SHBA. Nuk e di a ka ndonjë shqiptar normal.” – vijoi më tej Rama.
Veritas.com.al/