
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë, studentë nga Harvard Kennedy School.
Rama u shpreh se studentët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./
Komente