Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi njofton se me propozim të kryeministrit Edi Rama, 32-vjeçarit Arjan Sala pritet që ti jepet statusi “Dëshmor i Atdheut”.

Në një postim në mediat sociale, Koçi shkruan se me porosi të Kryeministrit, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” është në gatishmëri për t’i dhënë këtë titull Salajt.

Më tej ai shton se po pritet përfundimi i shpejtë i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

Postimi i Koçit:

Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet! Jane gjalle bilbilenjte!

Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga ngjarja tragjike e së mërkurës ku një qendër tregtare u përfshi nga flakët, dhe ku mbeti i bllokuar përgjegjësi i sigururisë. Trupi i 33-vjeçarit Arjan Sala, ka marrë disa plagë si ato te djegies vetëm në gjymtyrët e poshtme.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu është gjetur rreth orës 2:40 të mëngjesit. Në momentin kur focat zjarrfikëse kanë konstatuar trupin e tij ai ka qenë i mbuluar me rroba. Duke qenë se rrobat kanë qenë të lagura për shkak të ujit që zjarrifikëset pqër të shuar zjarrin, trupi i të riut nuk është djegur plotësisht.

Pas gjetjes së trupit forcat zjarrfikëse dhe oficorë të policisë gjyqësore kanë kryer edhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që për gati 60 orë përfshiu katin e nëndheshëm të qendrës tregtare.

Në një komunikim për mediat, drejtori i zjarrfikësve të Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka thënë se në magazinë konfirmohet se nuk ka pasur persona të tjerë.

Goxhaj gjithashtu theksoi se situata ka qenë e vështirë, ndërsa bëri me dije se trupi i 32-vjeçarit është gjetur në mesin e magazinës dhe se ndërhyrja e tij për të fikur zjarrin është bërë me fikëse dore.

VERITAS.COM.AL