Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ndërkombëtar për të Ardhmen e Evropës, deklaroi se ka shumë të rinj europianë që po studiojnë në vendin tonë dhe duan të qëndrojnë në Shqipëri.

“Jam plotësisht i përkushtuar ndaj gjithçkaje që do të dalë prej këtej dhe për gjithkënd që duhet të këtë ndjesinë që duhet të kthehet në Shqipëri për të investuar dhe për të qëndruar. Më duhet të them diçka që mbase dikush nuk do jetë shumë i lumtur që ta dëgjojë, falë ndihmës së tij dhe disa udhëheqës të tjerë kemi çelur degën e re të kolegjit të Europës në Tiranë. Por, ajo çfarë ndodh është që kemi studentë nga e gjithë Europa dhe ata që vijnë duan të qëndrojnë dhe punojnë në Tiranë”, tha Rama, shkruan A2.

“Nuk duan të shkojnë më në Francë. Shpresoj fort që opozita nuk do t’iu fajësojë që ju jeni shkaku që ata duan të rrinë në Tiranë, duke qenë se keni ardhur kaq shpesh në Tiranë”, shtoi Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *