Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook, hartën e renditjes së Shqipërisë, në rajon dhe Evropë, sa i përket numrit të viktimave nga Covid-19 për 1 milion banorë, ku vihet re se ka të njëjtën shifër me Malin e Zi dhe renditet e fundit.
Teksa shprehet krenar për këtë rezultat dhe teksa falenderon shqiptarët që kanë mirëkuptuar rregullat e qeverisë, Rama thumbon edhe opozitën, e cila ka kritikuar qeverinë se nuk ka pasur strtaegji dhe nuk ka kryer teste.
Postimi i plotë
ALBANIA THE BEST❤️
Çudi e madhe ëëë?!🤭
Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar😁
#KrenarpërShqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë👐🏿
dhe
#FrikëngaInjoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes🤔
*Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer: