Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri, tha se viti që po lëmë pas ka qenë një vit i mirë për vendin tonë, kjo falë edhe suportit të tyre apo BE-së.
“Nëse dikush do të më ndihmojë me një gotë do t’ju kërkoja të më bashkoheshit për të uruar Vitin e Ri. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend si Hamasi, në një botë që duam të jetojmë.
Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, faleminderit që ishit pjesë e këtij viti dhe nuk mund të lë pa falënderuar miqtë e mi nga BE, për suportin e fortë që po marrim prej tyre.
Deri jo shumë kohë më parë ky ndryshim qasjeje i tyre ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk e marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama.