TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026” ka ftuar investitorët e huaj që të shqyrtojnë planet dhe mundësitë, që kapitalin e tyre ta investojnë në vendin tonë.

Ai theksoi se Shqipëria është transformuar, ndërsa imazhi i saj nga dita në ditë po forcohet në sytë e të huajve.

Sipas tij, vendi ynë ka potencial të madh për investitorët, ndaj theksoi se ky moment duhet shfrytëzuar nga të gjitha ata që duan të zgjerohen në një treg me rritje.

“Shqipëria ka tejkaluar atë që ishte pjesa më e vështirë apo linja më e vështirë e saj. Gjëja më e thjeshtë është që t’u them njerëzve: ejani dhe vizitoni Shqipërinë!

Në të shkuarën ftesa eja në Shqipëri, dukej si një ftesë për të shkuar në ferr. Por sot jam i lumtur që të gjithë po buzëqeshni. Bëni marrëveshjen tuaj këtu, mos e humbisni këtë mundësi. Merrni kohën tuaj dhe bëni më të mirën”, tha ai

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *