
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës me synimin që “UBT2030” të bëhet antena rajonale e BOKU-t.
Ai theksoi se ky zhvillim që po bën Universiteti Bujqësor i Tiranës është i paprecedentë, pasi ka shtruar rrugën për një reformë arsimore, e cila do t’u përgjigjej sfidave të kohës dhe rrugës drejt BE-së.
“Ka një zhvillmi të ri në Tiranë të paprecedentë, asnjë universitet shqiptar, në Shqipëri nuk ka bërë këtë që po bën UBT dhe në asnjë universitete në Shqipëri nuk mund të gjesh sot për sot këtë perspektivë, që ka hapur kjo reformë reale evropiane, rrënjësore në UBT”, theksoi Rama.
Ai tregoi se një nga problemet që ka pasur UBT-ja ishte zaptimi i hapësirave publike
“Çliruam universitetin nga pushtues që e kishin marrë të gjithë territorin e universiteteve për historitë e tyre që nga qoftet deri te shitja e të brendshmeve. Ishte dramatike, që për të shkuar në klasë duhet të kalojë nga pazari i një ndërtimi të paligjshëm dhe aktivitetesh tregtare.”, shtoi ai./