Kryeministri Edi Rama ka uruar 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, krahas një fotoje me në sfond imazhin e Ibrahim Rugovës, Rama shkruan: “Gëzuar Pavarësinë Kosovë”.

Më herët, edhe presidenti Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani përcollën mesazhe në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. Hasani tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.