“Ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr” mësohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama, sot, në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së.

Pasi ka informuar grupi për ndryshimet në kabinet, Rama u ka kërkuar të shpërndahen nëpër qarqe të dalin në terren për fushatën

“Ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr. Për shkak të specifikave të punës së tyre në terren nuk janë lëvizur këta ministra” mësohet të ketë thënë Rama. Gjithashtu mësohet se i ka kërkuar të mos lëvizin me fuoristradë, por dalin në këmbë në terren, raporton Televizioni “Ora”.