Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin e rasteve të bizneseve që kanë zaptuar trotuarin, së fundmi kreu i qeverisë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin, ndërsa nuk bëhet me dije vendndodhja e tij.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”, shkruan kryeministri në Facebbok.

Kujtojmë se prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet në trotuare. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *