Edi Rama ka zëvendësuar këtë javë të dytë të fushatës, Lulzim Bashën me Ilir Vrenozin, për t’u tallur me Sali Berishën.

“Bufi nuk tërheq më, Ilir Vrenozi është I vetmi lidër që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak, me ato premtimet që po gajasin dynjanë apo as për gjynah me ato rrjedhjet e shpeshta në fjalime cdo ditë”

Rama thotë se të pakten vrenozi, është portreti i sinqertë i Partisë Demokratike.

 “Dje Vrenozi e mori drejtimin real të kenetës në qarkun e Korces ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër, edhe në rang kombetar madje, lëshoi nga goja programin real të kësaj partie dhe e ngriti peshë turmen, sic kishim kohë pa e parë. “

Kryesocialisti u bë serioz në fund të mesazhit të tij për qytetarët.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *