Ai u ngjit në skenën e San Remos, 30 vite më parë. Ishte viti 1984 kur i riu Eros u ngjit në skenën e SanRemos  dhe fitoi çmimin e propozimeve të reja, me këngën “Terra Promessa”.

Një vit më vonë kokurroi përsëri më këngën “Una storia importante” dhe në 1986 triumfon me “Adesso tu”.

30 dekada më vonë djali me kaçurrelat e bukura që i këndoi ëndrrave të të rinjëve, të lindur në vitet 60’’ kthehet në skenën e festivalit, tashmë pa ndrojtje, me suksese që e kapërcejnë Italinë, që e kanë kthyer në një nga këngëtarët më të dashur.

rama-3-600x338

Ramazzotti e ka konfirmuar në Twitter prezencën e tij në teatrin “Ariston” për festivalin e SanRemos, por këtë herë ai do të rikthehet si mysafir.