Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, nesër do të bëjë të ditur vendimin pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Seanca gjyqësore do të jetë e hapur për publik dhe është caktuar të fillojë në orën 9 të mëngjesit.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koçi ka thënë se beson fuqishëm që Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja”, siç është pretenduar.

Koçi shprehu besimin se nesër gjykata franceze nuk do të vendos për ekstradimin e Haradinajt, raporton lajmi.net.

“Besoj se vendimi final do të jetë në favor të Haradinajt”, tha Koçi.

/Veritas.com.al/