Mosha mesatare e të vdekurve është 78 vjec dhe shumë prej tyre kishin sëmundje të mëparshme. Por virusi ka vrarë edhe 15 persona të shëndetshëm

Federico Giuliani

Një raport i detajuar dhe i thelluar që shqyrton viktimat e shkaktuara nga koronavirusi i ri në Itali dhe nxjerr në pah karakteristikat : është kjo përpjekja e fundit e Istitutit Superior të Shëndetësisë.

Studimi i Iss ka analizuar me anë të rrezeve x 6801 nga 10.023 viktimat e regjistruara në Vendin tonë nga fillimi i epidemisë e deri më sot. Informacioniet që dolen, përveç që ishin interesante nga pikëpamja shëndetësore, na japin indikacione mbi cilat janë më të rrezikuar subjektet.

Para se të fillojme me ekzaminimin, është mirë të kujtojme se Italia, për momentin, zë pozicionin e parë në klasifikimin e Vendeve që numërojnë numrin më të madh të viktimave nga Covid-19. Pas nesh janë Spanja (5,982 vdekje) dhe Kina (3,182). Statistikat janë padyshim dinamike dhe, duke parë numrat, gjithçka sugjeron që Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të ngjiten lart në renditje.

Sidoqoftë, duke u kthyer në Itali, autoritetet duhet të merren me një zonë të kuqe, domethënë shumë kritike,qe përfshin tre rajone: Lombardinë, Veneton dhe Emilia Romagna. Shumica e vdekjeve janë të përqendruara në këtë zonë. Por cili është identikiti më i zakonshëm i viktimave?

Identikiti i viktimave

Iss ka evidentuar se mosha mesatare e pacientëve pozitivë me koronavirus, që me pas vdiqën per shkak te infektimit është 78 vjec. Mosha në të cilën vdesin më shumë është vendosur në një kllapë që varion midis 70 dhe 89 vjec. Gratë e kampionëve të vdekur arritën në 2012, dmth 20.6% e totalit të marrë për ekzaminim. Mosha mesatare e tyre është më e lartë se ajo e burrave: 82 vjec krahasuar me 78 për meshkujt.

Ndër informacionet e tjera domethënëse, raporti i ISS gjithashtu ka analizuar testet e kryera mbi 710 të vdekur me sëmundje kronike të mëparshme, domethënë të diagnostikuara para infektimit. E pra, në mesin e atyre që nuk arritën të fitojnë betejën kundër virusit, numri mesatar i patologjive të gjetura ishte 2.7. Vetëm 15 persona nuk kishin sëmundje të mëparshme: 151 vetëm një, 184 dy dhe 360 (ose 50.7%) tre ose më shumë sëmundje.

Cilat janë sëmundjet më të zakonshme? Më të shpeshtat ishin hipertensioni, diabeti mellitus dhe sëmundjet e zemrës. ISS ilustroi gjithashtu simptomat më të shpeshta të vërejtura tek njerëzit e shtruar në spital dhe më vonë. Ethet dhe vështirësitë në frymëmarrje janë në vend të parë; pas tyre, kolla, diarreja dhe gjak i përzier me kollë. 6.4% e personave nuk kishin simptoma në kohën e shtrimit në spital.

VERITAS.COM.AL