Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Kosovë, sonte u diskutua për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën, pas një sulmi në zemër.

Ish-futbollisti Muharrem Sahiti, tani trajner, ka folur për lidhjen e Vokrrit me numrin 9. Ai e kishte mik të ngushtë legjendën e futbollit, kosovarin Vokrri.

“Është interesante… Fadili ka mbajtur bluzën me numrin 9. Pas pranimit të Kosovës në FIFA, filloi të shpërndante bluza me numrin 9. Vdiq në datën me 9 (qershor), në orën 9”, është shprehur ai në T7.

“Sikur ka qenë i lidhur për atë numër”, ka thënë Sahiti.

Veritas.com.al/