Rastet e koronavirusit në SH.B.A tejkalojnë 2 Milionë, pik në shumë zona, ndërsa në Evropë bien, thotë CDC

Rastet e konfirmuara të koronavirusit kaluan vlerën e 2 milion në Sh.B.A të Mërkurën, me shkallët e infeksionit në shumë zona që shfaqen në rritje – pavarësisht nga rënia e infeksioneve në të gjithë Evropën, sipas një raporti.

Shtetet e Bashkuara kanë parë një rritje prej 36.5 për qind të rasteve ditore ditët e fundit, në mes të protestave në rrugë dhe përmbysjes së politikave të mbylljes se shteteve, një goxha diferencë në krahasim me 10 vendet e para me rastet e infeksionit më të larta me COVID-19 deri më sot, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Kohë më të këqija janë përpara,” tha Joe Gerald, një studiues i shëndetit publik në Universitetin e Arizonës, i cili po ndihmon për të siguruar parashikime në departamentin e shëndetit të këtij shteti, sipas Washington Post. ” Përparësia e provave tregon se transmetimi ne komunitet po rritet.”

VERITAS.COM.AL/