Koment/ Disa vite pasi gazeta RD e PD, kishte sulmuar për vdekje themeluesit e PD, Pashko, Hajdari, Imami, Ceka, Meksi, Ruli, Shenasi Rama, etj., sot shkruan:

Një pyetje ka ngritur opinion në lidhje me kandidaturën e Valdrin Pjetrit. Kush ishte personi që gjatë pushtetit të PD promovoi në poste në administratës këtë perosnl të dënuar në Itali për trafikun e drogës. Përgjigjigja vjen nga PD e Shkodrës , e cila thekson se personi që promovoi Valdrin Pjetrin në pushtetin e PD ka qenë Jozefina Topalli për shkak të lidhjeve me të atij e tij.

Ajo që është e qartë edhe sot është fakti se Rama e ka katapultuar njeriun e Jozefina Topallit në postet më të larta të administartës socialiste deri në Drejtor të Hipotekës dhe më pas edhe Prefekt të qytetit të Shkodrës dhe së fundi edhe kandidat për Bashkinë e këtij qyteti.

Pa kaluar më shumë se një orë nga deklarata e ish-kryeparlmentares, Jozefina Topalli, e cila akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, se po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama, ka ardhur reagimi nga dega e demokratëve në Shkodër.

Në letrën e degës lokale të PD-së, shprehet habia që ish-deputetja nuk kushtoi asnjë fjalë për kryebashkiakun e zgjedhur, pasi “me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributin e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste PD, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoje Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike”.

REAGIMI I PLOTË I PD:

Sa here Rama është ne pozite te vështirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastësi apo shërbim ndaj Rames, ketë e gjykojnë vete qytetaret e Shkodrës dhe te Shqipërisë! Çudia është se s’kishte asnjë fjale për Valdrinin, si trafikant i dënuar droge! Asnje fjale per Ramen qe përdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodrës me kandidatin e dënuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e çdo demokrati te ndershëm, gjate kohes qe qeveriste PD, për hatër te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demokratike.

 

Koha kur interesi i demokrateve nëpërkëmbej per interesa personale, ka marre fund! Këtë duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë janë ne një beteje te përditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqipërinë. Ne jemi te vendosur ta çojmë deri ne fund betejën tone për Shqipërinë si gjithë Europa.

VERITAS.COM.AL/