Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dhunimin e 25 vjeçares Xhisiela Maloku, nga djali i deputetit të PS.

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërijnë si derra në llucën e gërgëreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.“- shkruan Rama në twitter.

Veritas.com.al/