Në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim ku do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore  kanë mbërritur përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ambasadori britanik, Duncan Norman, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Gjithashtu kanë mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim do të mbajë sot pasdite një deklaratë posaçërisht vetëm për Reformën Zgjedhore. Dje u mbajt një takim 9 orësh tek rezidenca amerikane kurse sot pritet që të ketë një marrëveshje.

Kujtojmë se palët politike shkelën afatin e vetë-dakordësuar për Reformën Zgjedhore që ishte 31 maji.