Kreu i SPAK Altin Dumani, në një komunikim për mediat theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij, Dumani nënvizoi se marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ndërsa sa i përket KLP tha se ka qenë gjithmonë në mbështetje të SPAK.

“Vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP, por jemi të hapur dhe mirëpresim komunikim se si të ketë më tepër arritje. Ne përpiqemi t’i përmbahemi parashikimeve ligjore. Marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ka ushtruar tri kontrolle në Prokurorinë e Posaçme ka dalë edhe me tri rekomandime dhe ne si institucion i kemi marrë në konsideratë. Në dijeni time për prokurorët e posaçëm janë trajtuar nga ILD 61 raste. Sa i takon KLP kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Edhe sa i takon llogaridhënies kemi komunikim ke KLP aq sa ka kompetencë KLP në raport me SPAK”, tha ai.

Po ashtu ai tha se duke respektuar rolin dhe ndarjen e pushteteve mund të ruhet edhe balanca e duhur.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *